Çfarë është koronavirusi?

Koronaviruset (CoV) janё një familje e madhe virusesh që shkaktojnë sëmundje nga më të lehtat deri tek ato tepër të rënda.  Ato janë të përhapur në shumë lloje të kafshëve dhe rrallë evoluojnë, transmetohen, infektojnë njerëzit dhe më pas përhapen midis tyre.

Koronaviruset humane u identifikuan për herë të parë në vitin 1960 dhe deri në vitin 2019 njiheshin 6 të tillë nga të cilët 4 të zakonshëm si: 229E (alpha coronavirus), NL63 (alpha coronavirus, OC43 (beta coronavirus) dhe HKU1 (beta coronavirus).

Në shekullin 21 dy koronavirus me patogenitet të lartë si SARS – CoV që shkakton Sindromën Respiratore Akute të Rëndë dhe MERS – CoV që shkakton Sindromin Respirator të Lindjes së Mesme u transmetuan nga rezevuaret e kafshëve si: nje nga llojet maceve te egra dhe devete tek njerëzit, duke shkaktuar epidemi globale me sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë.

Koronavirusi i ri COVID- 19

Në 31 dhjetor 2019, pati disa raste me pneumoni në Wuhan, provinca Hubei, Kinë ku shumica e tyre raportonin ekspozim në një treg të madh të produkteve të detit ku shiteshin shumë lloje të kafshëve të gjalla. Të dhënat paraprake tregojnë se 2019 – nCoV ka homologji për disa amino acide me SARS – CoV dhe mund të përdorë si receptor ACE2. Që prej 11 shkurt 2020 sëmundja e shkaktuar nga ky virus u quajt COVID-19 (CO- lidhet me Koronavirus; VI- lidhet me virusin; D-lidhet me sëmundjen (Disease) dhe ’19 lidhet me vitin) ndersa virusi u emertuar SARS-CoV-2.

Nga vjen Koronavirusi?

Koronavirusi qarkullon në kafshë, dhe disa prej koronaviruseve kanë aftësinë të transmetohen nga kafshët tek njeriu. Tashmë është vërtetuar që koronavirusi transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu.

Konsiderata për shëndetin mendor gjatë shpërthimit të COVID-19

6 Mars 2020

Në janar të vitit 2020, Organizata Botërore e Shëndetitësisë (OBSH) shpalli shpërthimin e një sëmundje të re nga një koronavirus në Provincën Hubei, Kinë si një urgjencë e Shëndetit Publik Ndërkombëtar.

OBSH deklaroi se ekziston një rrezik i lartë i përhapjes së sëmundjes koronavirus 2019 (COVID-19) në vendet e tjera të botës. OBSH dhe autoritetet e shëndetit publik në të gjithë botën po ndërmarrin veprime për të mbajtur nën kontroll shpërthimin e  COVID-19.

Sidoqoftë, kjo situatë po gjeneron stres në popullatë. Këto konsiderata të shëndetit mendor u zhvilluan nga Departamenti i Shëndetit Mendor si mbështetje për mirëqenien mendore dhe psikologjike gjatë shpërthimit të COVID-19.

Për popullatën e përgjithshme

  1. COVID-19 ka prekur dhe ka të ngjarë të prekë njerëz nga shumë vende, në shumë zona gjeografike. Mos e lidhni atë me ndonjë etni ose kombësi. Jini empatikë ndaj atyre që janë prekur, ata që janë të sëmurë nuk kanë bërë asgjë të gabuar.
  1. Mos i referoni personat e infektuar si “raste me COVID-19”, “viktima” “familje me COVID-19” ose “të sëmurë”. Ata janë “persona që kanë COVID-19”, “persona që trajtohen për COVID-19 ”,“ personat që janë duke u rikuperuar nga COVID-19 ”dhe pasi të marrin veten nga COVID-19, jeta e tyre do të vazhdojë me punët e tyre, familjet dhe të dashurit e tyre.
  1. Shmangni shikimin, leximin ose dëgjimin e lajmeve që ju bëjnë të ndiheni në ankth ose shqetësim; kërkoni informacion kryesisht për të ndërmarrë hapa praktikë për të përgatitur planet tuaja dhe për të mbrojtur veten e të dashurit tuaj. Kërkoni përditësime të informacionit në kohë të veçanta gjatë ditës, një ose dy herë. Edicione lajmesh të papritura por edhe kur janë thuajse të vazhdueshme lidhur me shpërthimin e epidemisë mund të krijojnë një gjendje shqetësimi. Merrni faktet. Mblidhni informacione në intervale të rregullta, nga faqja e internetit e OBSH-së dhe platformat e autoriteteve lokale shëndetësore, në mënyrë që t’ju ndihmojnë të dalloni faktet nga thashethemet.
  2. Mbroni veten dhe jini mbështetës ndaj të tjerëve. Të ndihmuarit e të tjerëve në kohën që ata kanë nevojë sjell përfitime si për personin që merr mbështetje ashtu edhe për atë që ofron ndihmën.

5.Gjeni mundësi të amplifikoni zërat, historitë dhe imazhet pozitive të personave të infektuar nga koronavirusi i ri (COVID-19) që e kanë marrë veten ose kush ka mbështetur një person të afërt në këtë dhe janë të gatshëm të ndajnë përvojën e tyre.

  1. Njihni rolin që punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe ata që mbështesin personat e prekur me COVID-19 luajnë në komunitetin tuaj, për të shpëtuar jetë dhe për të mbajtur të dashurit tuaj të sigurt.

Për punonjësit e kujdesit shëndetësor

  1. Për punonjësit e kujdesit shëndetësor, ndjenja e stresit është një përvojë që ka të ngjarë të kalohet prej shumë prej tyre; në fakt, është krejt normale të ndjehen në këtë mënyrë në gjendjen aktuale. Stresi dhe ndjenjat që lidhen me të nuk reflektojnë aspak idenë që nuk mund të bësh punën tënde apo se je i/e dobët. Menaxhimi i stresit dhe mirëqenia psikosociale gjatë kësaj kohe është po aq e rëndësishme sa kujdesi për shëndetin fizik.
  1. Kujdesuni për nevojat tuaja themelore dhe përdorni strategji të dobishme të përballimit – siguroni pushime të shkurtra gjatë punës ose midis ndërrimit të turneve, hani ushqim të mjaftueshëm dhe të shëndetshëm, përfshihuni në aktivitet fizik dhe qëndroni në kontakt me familjen dhe miqtë. Shmangni përdorimin e strategjive jo të dobishme të përballimit si psh duhan, alkool ose droga të tjera. Në terma afatgjata, këto mund të përkeqësojnë shëndetin e mirëqenien fizike e mendore. Ky është një skenar unik dhe i pahasur më parë për shumë punonjës, veçanërisht nëse ata nuk kanë qenë të përfshirë në situata të ngjashme. Gjithsesi, mund të përfitoni në këtë situatë aktuale duke përdorur strategjitë që keni përdorur në të kaluarën për të menaxhuar situata stresante. Strategjitë për të menaxhuar stresin janë të njëjta, edhe nëse skenari është i ndryshëm.
  1. Disa punonjës për fat të keq mund të përjetojnë shmangie nga familja ose komuniteti i tyre për shkak të stigmës ose frikës. Kjo mund ta kthejë këtë në një situatë tashmë sfiduese shumë më të vështirë. Nëse është e mundur, të ruhet sa më shumë lidhja me të dashurit tuaj, përfshirë metodat dixhitale, si një mënyrë për të ruajtur kontaktet. Drejtojuni kolegëve, drejtuesve tuaj ose personave të tjerë të besuar për mbështetje sociale, pasi edhe ata mund të kenë përvoja të ngjashme me ju.
  1. Përdorni mënyra të kuptueshme për të shkëmbyer mesazhe me njerëzit me aftësi të kufizuar intelektuale, njohëse dhe psikosociale. Nëse jeni drejtues në një institucion shëndetësor, duhet të përdoren forma të komunikimit që nuk mbështeten vetëm në informacione të shkruara.

Për drejtuesit në institucionet shëndetësore

  1. Mbrojtja e të gjithë personelit nga stresi kronik dhe problemet e shëndetit mendor gjatë kësaj përgjigje do të thotë se ata do të kenë aftësi më të mira për të përmbushur rolet e tyre.
  1. Sigurohuni që të gjithë stafit u është ofruar komunikim me cilësi të mirë dhe përditësime të sakta të informacionit. Bëni rotacion të stafit që për shkak të funksionit përjeton më shumë stres. Punonjësit pa përvojë të caktohen pranë kolegëve me më shumë përvojë. Rrjeti i shokëve ndihmon për të siguruar mbështetje, monitoron stresin dhe përforcon procedurat e sigurisë. Sigurohuni që personeli i terrenit të hyjë në komunitet gjithmonë vet i dytë. Inicioni, inkurajoni dhe monitoroni pushim të shkurtër gjatë punës. Mundësoni një zbatim fleksibël të orareve për punonjësit që preken direkt ose kanë një anëtar të familjes të ndikuar nga ngjarja stresuese.
  1. Nëse jeni drejtues në një strukturë shëndetësore, lehtësoni, mundësoni dhe siguroni që stafi të jetë i ndërgjegjësuar mbi ekzistencën e shërbimeve të shëndetit mendor dhe të përkrahjes psiko-sociale. Njëkohësisht, edhe vetë drejtuesit po përballen me stresorë të ngjashëm sikurse stafi i tyre, dhe potencialisht edhe presion shtesë të lidhur me nivelin e përgjegjësisë. Është e rëndësishme të mbahet në konsideratë se strategjitë janë krijuar si për punonjësit ashtu edhe për drejtuesit, dhe që këta duhet të jenë në gjendje të modelojnë strategji të vetë-kujdesit për të reduktuar stresin.
  1. Orientoni personat e përfshirë, sikurse infermierët, drejtuesit e ambulancave, vullnetarët, mësuesit, drejtuesit e komunitetit dhe punonjësit në vendet e karantinës, se si të sigurojnë mbështetje emocionale bazike dhe praktike për personat e prekur dhe që u ofrohet ndihma e parë psikologjike.

Për kujdestarët e fëmijëve

  1. Ndihmoni fëmijët të gjejnë mënyra pozitive për të shprehur ndjenja shqetësuese sikurse janë frika dhe trishtimi. Çdo fëmijë ka mënyrën e tij/saj për të shprehur emocione. Ndonjëherë përfshirja në një aktivitet krijues, sikurse është loja dhe vizatimi mund ta lehtësojë këtë proces. Fëmijët ndjehen të lehtësuar nëse munden të shprehin dhe komunikojnë ndjenjat e tyre shqetësuese në një mjedis të sigurtë dhe mbështetës.
  1. Mbajini fëmijët pranë prindërve dhe familjarëve të tyre nëse konsiderohet e sigurtë për fëmijën dhe shmangni sa më shumë të jetë e mundur ndarjen e fëmijëve prej tyre. Nëse një fëmijë duhet të ndahet nga prindi apo kujdestari, sigurohuni që fëmija do të marrë rregullisht kujdesin e duhur alternativ nga një punonjës social ose ekuivalent. Më tej, sigurohuni që gjatë periudhave të ndarjes, të ruhet kontakti i rregullt me ​​prindërit e kujdestarët, si psh thirrje telefonike ose video të planifikuara disa herë në ditë ose komunikime të tjera të përshtatshme për moshën (p.sh.,media sociale në varësi të moshës së fëmijës).
  1. Ruani rutinat e njohura në jetën e përditshme sa më shumë që të jetë e mundur, veçanërisht nëse fëmijët kufizohen në shtëpi. Siguroni aktivitete të përshtatshme për moshën e fëmijës. Inkurajoni sa më shumë që të jetë e mundur, që fëmijët të vazhdojnë të luajnë dhe të shoqërohen me të tjerët edhe nëse kjo gjë d të bëhet vetëm me anëtarët e familjes për shkak të distancimit social.
  1. Gjatë kohës së stresit dhe emergjencës është e zakonshme që fëmijët të kërkojnë më shumë prani dhe të jenë më shumë kërkues ndaj prindërve. Diskutoni mbi COVID-19 me fëmijët tuaj në një mënyrë të sinqertë dhe të përshtatshme për moshën. Nëse fëmijët tuaj shfaqin shqetësime, adresimi i tyre së bashku mund të lehtësojë ankthin e tyre. Fëmijët vëzhgojnë sjelljet dhe emocionet e të rriturve për mënyra se si të menaxhojnë emocionet e tyre gjatë kohërave të vështira.

Për kujdestarët e të moshuarve

  1. Të moshuarit, veçanërisht në izolim dhe ata me rënie të aftësive njohëse, mund të bëhen më të shqetësuar, zemëruar, stresuar dhe të tërhequr gjatë shpërthimit, ndërsa ndodhen në karantinë. Siguroni për ta mbështetje praktike dhe emocionale përmes rrjeteve informale (familjeve) dhe profesionistëve të shëndetit.
  1. Ndani fakte të thjeshta për atë që po ndodh dhe jepni informacion të qarta se si të zvogëlohet rreziku i infeksionit tek të moshuarit me/pa dëmtime njohëse. Përsëritni informacionin kur është e nevojshme. Udhëzimet duhet të komunikohen në një mënyrë të qartë, koncize, respektuese dhe të durueshme. Gjithashtu mund të jetë e dobishme që informacioni të mund të shfaqet me shkrim ose fotografi. Angazhoni familjen e tyre dhe rrjetet e tjera mbështetëse në ofrimin tek ta të informacionit duke i ndihmuar ata të praktikojnë masa parandaluese (p.sh. larja e duarve etj.)
  1. Inkurajoni të moshuar me ekspertizë, përvojë dhe pika të forta për qenë vullnetarë në komunitet në përpjekjet për t’iu përgjigjur shpërthimit të COVID-19 (psh. një i moshuari i shëndetshëm mund të sigurojë mbështetje për moshatarët, kontrollin e fqinjve dhe kujdesin për  fëmijët e  personelit mjekësor të  kufizuar në spitalet që trajtojnë COVID-19.)

Njerëzit në izolim

  1. Qëndroni të lidhur dhe mirëmbani rrjetet tuaja sociale. Edhe në këtë situatë izolimi, përpiquni sa më shumë të jetë e mundur të mbani rutinat tuaja personale ditore. Nëse autoritetet shëndetësore kanë rekomanduar që të kufizoni kontaktin tuaj fiziko- social për të përmirësuar situatën, ju mund të qëndroni të lidhur përmes postës elektronike, mediave sociale, video konferencës dhe telefonit.
  1. Gjatë kësaj situate, kushtojini vëmendje nevojave dhe ndjenjave tuaja. Angazhohuni në aktivitete të shëndetshme e relaksuese. Ushtrohuni rregullisht, mbani rutinat e rregullta të gjumit dhe ushqehehuni shëndetshëm. Mbajini problemet në perspektivë. Institucionet e shëndetit publik dhe ekspertët në të gjitha vendet janë duke punuar për situatën për të siguruar kujdesin më të mirë për të prekurit.
  1. Nëse ndiqen vazhdimisht lajmet lidhur me situatën, mund të shkaktojnë shqetësim ose pikëllim. Kërkoni përditësim informacioni dhe udhëzime praktike në momente specifike gjatë ditës, nga profesionistë të shëndetit dhe web-faqja e OBSH dhe shmangni dëgjimin ose ndjekjen e informacioneve të pasakta që ju vendosin në një situatë stresi.

Uji i pijshëm, kanalizimet, higjiena dhe administrimi i mbeturinave për virusin COVID - 19

 

 

 

Uji i pijshëm, kanalizimet, higjiena dhe administrimi i mbeturinave për virusin COVID – 19

(Përmbledhje teknike, 3 mars 2020)

  1. Në fund të vitit 2019, u shfaq një sëmundje akute e frymëmarrjes e njohur si koronavirusi i ri 2019 (COVID – 19). Patogjeni përgjegjës për COVID – 19 është koronavirus tip 2 që shkakton Sindromin e Rëndë Akut të Frymëmarrjes (SARS – CoV – 2), i quajtur edhe si virusi COVID – 19), anëtar i familjes koronavirus. Në përgjigje të përhapjes në rritje të COVID – 19, OBSH (Organizata Botërore e Shëndetit) ka botuar një numër dokumentesh udhëzuese teknike për tema specifike, duke përfshirë parandalimin dhe kontrollin e infeksionit.

Këto dokumente i gjeni në: https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus2019/technical-guidance/infection-prevention-and-control.

Kjo përmbledhje teknike është shkruar, për ofruesit e kujdesit shëndetësor që duan të dinë më shumë rreth rreziqeve që vijnë nga uji dhe kanalizimet.

Aksesi ndaj ujit të sigurt dhe kushteve higjienike është thelbësor për të mbrojtur shëndetin e njeriut gjatë të gjitha shpërthimeve të sëmundjeve infektive, duke përfshirë shpërthimin e COVID – 19. Sigurimi i higjienës së mirë dhe menaxhimi i mbetjeve spitalore në komunitete, shtëpi, shkolla, vende të tregtimit dhe institucione të kujdesit shëndetësor do të ndihmojë më tej për të parandaluar transmetimin nga njeriu te njeriu të virusit COVID – 19. Më poshtë gjeni të përmbledhur një informacion të hollësishëm në lidhje me virusin COVID – 19:

  • Higjiena e shpeshtë dhe e duhur e duarve është një nga masat më të rëndësishme që mund të përdoret për të parandaluar infektimin nga virusi COVID – 19.
  • Udhëzimi i OBSH – së për administrimin e sigurt të ujit të pijshëm dhe shërbimeve sanitare është i vlefshëm edhe në rastin e shpërthimit të COVID – 19. Masat shtesë nuk janë të nevojshme. Në veçanti, dezinfektimi do të mundësojë eliminimin më të shpejtë të virusit COVID – 19.

Aktualisht, nuk ka asnjë të dhënë në lidhje me mbijetesën e virusit COVID – 19 në ujin e pijshëm ose kanalizime. Morfologjia dhe struktura kimike e virusit COVID – 19 janë të ngjashme me ato të koronaviruseve të tjerë humane për të cilat ka të dhëna për mbijetesën në mjedis dhe masat efektive të inaktivimit. Kështu, kjo përmbledhje bazohet në provat ekzistuese në përgjithësi dhe në udhëzimet të OBSH – së, sesi të mbrohemi nga viruset në ujërat e zeza dhe ato të pijshëm. Ky dokument bazohet në njohuritë aktuale të virusit COVID – 19 dhe do të përditësohet me ardhjen e informacioneve të reja.

1.1 Transmetimi COVID – 19

Ekzistojnë dy rrugë kryesore të transmetimit të virusit COVID – 19: nëpërmjet frymëmarrjes dhe kontaktit. Trasmetimi gjatë frymëmarrjes krijohet, kur një person i infektuar kollitet ose teshtin. Çdo person që është në kontakt të ngushtë me dikë që shfaq simptoma të frymëmarrjes (për shembull, teshtitje apo kollitje) rrezikon të ekspozohet ndaj virusit potencialisht infektues. Edhe spërklat të cilat përhapen në mjedis mund të mbeten në sipërfaqen e objekteve përreth ku këta të fundit kthehen në burim infektimi nga virusi.

Rreziku i marrjes së virusit COVID – 19 nga feçet e një personi të infektuar duket të jetë i ulët. Ekzistojnë disa prova që virusi COVID – 19 mund të çojë në infeksion të zorrëve dhe të jetë i pranishëm në feçe. Përafërsisht 2 – 10% të rasteve të sëmundjes së konfirmuar me COVID – 19 të paraqitura me diarre (2 – 4) dhe dy studime zbuluan fragmente të ARN – së virale të COVID – 19 në materien fekale të pacientëve me COVID – 19. Sidoqoftë, deri më tani vetëm një studim ka kultivuar virusin COVID – 19 nga një mostër feçeje. Nuk ka raportime për transmetimin oralo-fekal të virusit COVID – 19.

1.2 Jetëgjatësia e virusit COVID – 19 në ujin e pijshëm, feçet, kanalizimet dhe sipërfaqet e ndryshme

Ndërsa jetëgjatësia në ujë të pijshëm është e mundur, nuk ka asnjë provë aktuale nga koronaviruset humane që të jenë të pranishëm në burimet sipërfaqësore, ujërat nëntokësore, apo të transmetohen përmes ujit të pijshëm të kontaminuar. Virusi COVID – 19 është një virus i mbështjellur me një cipë të jashtme të brishtë. Në përgjithësi, këto viruse janë më pak të qëndrueshëm në mjedis dhe janë më të ndjeshëm ndaj oksiduesve siç është klori. Nuk ka prova deri më tani në lidhje me mbijetesën e virusit COVID – 19 në ujë ose kanalizime. Virusi ka të ngjarë të deaktivizohet në mënyrë të konsiderueshme më shpejt se sa viruset enterike njerëzore jo të mbështjellura me transmetime të njohura në ujë (të tilla si: adenovirus, norovirus, rotavirus dhe hepatiti A). Nxehtësia e lartë apo e ulët, pH, rrezet e diellit dhe dezinfektuesit e zakonshëm (siç është klori) të gjitha ndihmojnë në eliminimin e virusit.

Nuk është e sigurt se sa kohë virusi që shkakton COVID – 19 mbijeton në sipërfaqe, por duket se ka të ngjarë të sillet si koronaviruset e tjerë. Një përmbledhje e fundit rreth mbijetesës së koronaviruseve njerëzorë në sipërfaqe ka gjetur ndryshueshmëri të madhe duke filluar nga 2 orë deri në 9 ditë. Koha e mbijetesës varet nga një numër faktorësh duke përfshirë llojin e sipërfaqes, temperaturën, lagështinë dhe specifikat individuale të virusit.

1.3 Furnizimi me ujë të pijshëm. Siguria

Virusi COVID – 19 nuk është zbuluar në furnizimin me ujë të pijshëm dhe bazuar në provat aktuale rreziku në furnizimin me ujë është i ulët. Studimet laboratorike të koronaviruseve që u zhvilluan në mjedise të kontrolluara mirë treguan se virusi mund të mbetet infektues në ujin e kontaminuar me feçe nga disa ditë deri në disa javë. Një numër masash mund të merren për të përmirësuar sigurinë e ujit, duke filluar me mbrojtjen e ujit të burimit; trajtimi i ujit në pikën e shpërndarjes, grumbullimit ose konsumit; dhe duke siguruar që uji i trajtuar të ruhet në mënyrë të sigurt në shtëpi në kontenierë të pastruar dhe të mbuluar rregullisht. Metodat konvencionale të centralizuara të trajtimit të ujit që përdorin filtrimin dhe dezinfektimin duhet të çaktivizojnë virusin COVID – 19. Koronaviruset e tjerë njerëzorë janë treguar të ndjeshëm ndaj klorinimit dhe dezinfektimit me rreze ultraviolet (UV). Ndërsa viruset e mbështjellë me cipë janë të rrethuar nga një membranë qelizore e lipideve e cila nuk është e fortë, virusi COVID – 19 ka të ngjarë të jetë më i ndjeshëm ndaj klorit dhe proceseve të tjera të dezinfektimit të oksidantëve sesa shumë viruse të tjera. Për dezinfektim të centralizuar efektiv, duhet të ketë një përqendrim të mbetur të klorit të lirë prej 50.5 mg / L të paktën pas 30 minutash nga koha e kontaktit në pH <8.0. Një mbetje e klorit duhet të ruhet në të gjithë sistemin e shpërndarjes. Në vendet ku nuk është i disponueshëm trajtimi i ujërave të centralizuara dhe furnizimi me ujë të tubacioneve të sigurta, një numër i teknologjive të trajtimit të ujit shtëpiak janë efektive në heqjen ose shkatërrimin e viruseve duke përfshirë zierjen, ose përdorimin e ultrafiltrimit me performancë të lartë, ose filtrat nanomembranë, rrezatimi diellor dhe në ujërat jo të turbullt, rrezatimi UV dhe dozimi i duhur pa klor[1].

1.4 Menaxhimi i sigurt i ujërave të zeza dhe i mbetjeve fekale

Nuk ka asnjë provë deri më tani që virusi COVID – 19 është transmetuar përmes sistemeve të kanalizimeve me / ose pa trajtim të ujërave të zeza. Për më tepër, nuk ka asnjë provë që punonjësit e trajtimit të ujërave të zeza të preken nga Sindroma e rëndë e Frymëmarrjes Akute (SARS) e cila është shkaktuar nga një lloj tjetër koronavirusi që çoi në një shpërthim të madh të sëmundjes akute të frymëmarrjes në 2003. Si pjesë e një politike të integruar të shëndetit publik, ujërat e zeza të transportuara në sistemet e kanalizimeve duhet të trajtohen dhe të menaxhohen me shumë kujdes. Çdo fazë e trajtimit (si dhe koha e mbajtjes dhe hollimi) rezulton në një zvogëlim të mëtejshëm të rrezikut të mundshëm. Një pellg stabilizimi i mbetjeve (d.m.th. një pellg oksidimi ose lagune) përgjithësisht konsiderohet të jetë një teknologji praktike dhe e thjeshtë për trajtimin e ujërave të zeza e cila është veçanërisht e përshtatshme për shkatërrimin e patogjenëve, pasi kohërat relativisht të gjata të mbajtjes (domethënë 20 ditë ose më gjatë) kombinuar me rrezet e diellit, nivelet e ngritura të pH, aktivitetin biologjik dhe faktorë të tjerë shërbejnë për të përshpejtuar shkatërrimin e patogjenit. Mund të konsiderohet edhe një hap i fundit i dezinfektimit, nëse impiantet ekzistuese të trajtimit të ujërave të zeza nuk janë optimizuar për të hequr viruset. Duhet të zbatohen praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit të punëtorëve në ambientet e trajtimit të ujërave të zeza. Punëtorët duhet të veshin “pajisje të përshtatshme mbrojtëse personale” (PPE) që përfshijnë: veshje të sipërme mbrojtëse, përparëse, doreza, çizme, syze ose një mburojë të fytyrës, një maskë; duhet të lajnë duart shpesh; duhet të shmangin prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të palara.

  1. Masat e marra për ujin e pijshëm, kanalizimet dhe higjienën në mjediset e kujdesit shëndetësor

Rekomandimet ekzistuese për masat e marra për ujin e pijshëm, kanalizimet dhe higjienën në mjediset e kujdesit shëndetësor janë të rëndësishme për sigurimin e kujdesit të duhur për pacientët dhe mbrojtjen e tyre, stafit[2] dhe kujdestarëve nga rreziqet e infeksionit. Veprimet e mëposhtme janë veçanërisht të rëndësishme:

(i) administrimi i jashtëqitjeve (Feçe dhe urinë) largimi në mënyrë të sigurt, në mënyrë të tilë që askush të mos vihet në kontakt me to, të trajtohet dhe asgjësohet siç duhet; (ii) larja e shpeshtë e duarve duke përdorur teknika të përshtatshme; (iii) zbatimin e praktikave, rregulloreve të pastrimit dhe dezinfektimit; dhe (iv) administrimi i sigurt i mbetjeve spitalore. Masat e tjera të rëndësishme dhe që rekomandohen  përfshijnë sigurimin e ujit të pijshëm të mjaftueshëm për stafin, kujdestarët dhe pacientët; duke siguruar që higjiena personale mund të ruhet, përfshirë higjienën e duarve për pacientët, stafin dhe kujdestarët; pastromin rregullisht të çarçafëve dhe rrobat e pacientëve; sigurimi i mjaftueshëm dhe i arritshëm i tualeteve (përfshirë lehtësira të veçanta për raste të konfirmuara dhe të dyshuara të infeksionit COVID – 19); si dhe ndarjen dhe largimin e sigurt të mbetjeve spitalore. Për detaje mbi këto rekomandime, ju lutemi referojuni standardeve thelbësore të shëndetit mjedisor në kujdesin shëndetësor.

2.1 Praktikat e higjienës së duarve

Higjiena e duarve është jashtëzakonisht e rëndësishme. Pastrimi i duarve me ujë dhe sapun, ose me solucion me bazë alkooli duhet të bëhet sipas udhëzimeve të njohura si “5 momentet e mia për higjienën e duarve”. Nëse duart nuk janë të ndotura metoda më e mirë është duke i fërkuar me njëra – tjetrën për rreth 30 sekonda duke përdorur solucion me bazë alkooli. Kur duart janë të ndotura, ato duhet të lahen me sapun dhe ujë për 40 – 60 sekonda duke përdorur teknikën e duhur. Higjiena e duarve duhet të kryhet në të pesë momentet duke përfshirë: para vendosjes së PPE dhe pas heqjes së tij, kur ndërroni dorezat, pas çdo kontakti me një pacient me infeksion të dyshuar ose të konfirmuar COVID – 19 ose mbetjet e tyre, pas kontaktit me ndonjë sekrecion të frymëmarrjes, përpara ngrënies dhe pas përdorimit të tualetit. Nëse pastrimi i duarve me bazë alkooli si dhe sapuni nuk janë të disponueshëm, atëherë përdorni ujë me klor (0.05%) për larjen e duarve e cila është një mundësi, por nuk është ideale sepse përdorimi i shpeshtë mund të çojë në dermatit i cili mund të rrisë rrezikun e infeksionit dhe astmës, pasi hollimet e përgatitura mund të jenë të pasakta. Objektet funksionale të higjienës së duarve duhet të jenë të pranishme për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor në të gjitha pikat e kujdesit dhe në zonat ku PPE – ja është hequr. Për më tepër, objektet e higjienës duhet të jenë të disponueshme për të gjithë pacientët, anëtarët e familjes, vizitorët, brenda tualeteve, si dhe në dhomat e pritjes, të ngrënies apo zona të tjera publike.

2.2 Higjiena sanitare

Njerëzit me sëmundje të dyshuar ose të konfirmuar COVID – 19 duhet të kenë në dispozicion tualetin e tyre me ujë të rrjedhshëm, ose tualetin që ka një derë që mbyllet për ta ndarë atë nga dhoma e pacientit. Tualetet duhet të funksionojnë siç duhet dhe të kenë shkarkues funksional. Nëse nuk është e mundur të sigurohen tualete të veçanta, tualeti duhet të pastrohet dhe dezinfektohet të paktën dy herë në ditë nga një pastrues i trajnuar i veshur me PPE (përparëse, doreza, çizme, maskë dhe një mburojë fytyre ose syze). Për më tepër dhe në përputhje me udhëzimet ekzistuese, stafi dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor duhet të kenë ambiente tualeti që janë të ndara nga ato të përdorura nga të gjithë pacientët.

OBSH – ja rekomandon se një sistem hidraulik i gabuar, si dhe një sistem i dobët i ventilimit të ajrit do të ndikojnë dhe kontribuojnë në përhapjen e koronavirusit të aerosolizuar të SARS – it siç ndodhi në rastin e ndërtesave të larta (grup apartamentesh) në Hong Kong në vitin 2003. Nëse objektet e kujdesit shëndetësor janë të lidhur me kanalizime duhet të bëhet një vlerësim i rrezikut për të konfirmuar që ujërat e zeza përfshihen brenda sistemit (domethënë sistemi nuk rrjedh) para arritjes së tij në një vend funksionimi të trajtimit ose asgjësimit, apo të dyja. Rreziqet që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë e sistemit të grumbullimit ose metodat e trajtimit dhe asgjësimit duhet të vlerësohen duke ndjekur një qasje të planifikimit të sigurisë.

2.3 Tualetet dhe trajtimi i feçeve

Është shumë e rëndësishme higjiena e duarve kur dyshohet ose keni patur kontakt të drejtpërdrejtë me feçet (nëse duart janë të ndotura, atëherë larja e tyre me ujë e sapun preferohet më shumë sesa fërkimi i duarve me solucione me bazë alkooli). Nëse pacienti nuk është në gjendje të përdorë tualetin, jashtëqitjet duhet të mblidhen në një pelenë dhe menjëherë me kujdes të zbrazen në një tualet të veçantë që përdoret vetëm nga pacienti i dyshuar ose i konfirmuar me COVID – 19. Në të gjitha mjediset e kujdesit shëndetësor, përfshirë ato me raste të dyshuara ose të konfirmuara me COVID – 19, feçet duhet të trajtohen si biohazard dhe të trajtohen sa më pak të jetë e mundur. Kushdo që merret me feçet duhet të ndjekë udhëzimet e OBSH – së dhe masat paraprake, të përdorë PPE – në për të parandaluar ekspozimin, përfshirë përparëse me mëngë të gjata, doreza, çizme, maska dhe syze. Nëse përdoren pelena, ato duhet të hidhen si mbeturina infektuese siç veprohet në të gjitha situatat. Punëtorët duhet të jenë të trajnuar siç duhet në mënyrën e vendosjes, përdorimit dhe heqjes së PPE –së, në mënyrë që këto barriera mbrojtëse të ruhen dhe të mos preken. Nëse PPE – ja nuk është në dispozicion, ose furnizimi është i kufizuar, higjiena e duarve duhet të praktikohet rregullisht dhe punëtorët duhet të mbajnë së paku 1 m distancë nga çdo rast i dyshuar, ose i konfirmuar.

Në rastin e pastrimit të krevatit, pasi të keni hequr jashtëqitjet prej tij, dysheku duhet të pastrohet me një pastrues neutral dhe ujë, të dezinfektohet me solucion me klor 0,5%, dhe pastaj të shpëlahet me ujë të pastër; uji i shpëlarjes duhet të hidhet në kullues, tualet ose fushë. Dezinfektues të tjerë efektivë përfshijnë klorur cetilpyridin, të përdorura sipas udhëzimeve të prodhuesit, acid peracetik, ose peroksacetik në përqendrime prej 500 – 2000 mg / L.

Klori është i paefektshëm për dezinfektimin e sipërfaqeve që përmbajnë sasi të mëdha të lëndës organike të ngurtë dhe të tretur.

2.4 Boshatisja dhe mbajtja e rezervuarëve, transportimi i jashtëqitjeve jashtë zonës së infektuar

Në përgjithësi duhet të ndiqen praktikat më të mira për administrimin e sigurt të jashtëqitjeve. Depozitat ose rezervuarët e mbajtjes duhet të jenë të projektuara për të përmbushur kërkesat e pacientëve, duke marrë parasysh rritjet e papritura të mundshme të rasteve. Duhet të ketë një plan të rregullt për zbrazjen e tyre bazuar në vëllimet e ujërave të zeza të krijuara. PPE – të (përparëse me mëngë të gjata, doreza, çizme, maska dhe syze ose një mburojë për fytyrën) duhet të vishen në çdo kohë kur merreni ose transportoni jashtëqitjet jashtë zonës së infektuar dhe duhet treguar shumë kujdes për të shmangur derdhjen gjatë transportit.

Pas trajtimit të mbeturinave dhe pasi të mos ketë rrezik të ekspozimit të mëtejshëm, individët duhet të heqin me siguri PPE – në e tyre dhe të kryejnë higjienën e duarve përpara se të hyjnë në automjetin e transportit. PPE – të e ndotura duhet të vendosen në një qese të mbyllur për pastrim të mëvonshëm (shiko seksionin 2.5: Praktikat e pastrimit). Kur nuk ka trajtim jashtë vendit, trajtimi brenda vendit mund të bëhet duke përdorur gëlqere. Një trajtim i tillë përfshin përdorimin e një plumçi gëlqereje 10% të shtuar në 1 pjesë të gypave të gëlqeres për 10 pjesë të mbeturinave.

2.5 Praktikat e pastrimit

Ekzistojnë procedurat e rekomanduara të pastrimit dhe dezinfektimit për institucionet e kujdesit shëndetësor që duhet të ndiqen në mënyrë të vazhdueshme dhe korrekte. Duhet të bëhet larja e sipërfaqeve në të gjitha mjediset qe merren me kujdesin e rasteve me COVID – 19 (p.sh, njësitë e trajtimit, qendrat e kujdesit në komunitet) duhet të pastrohen të paktën një herë në ditë dhe kur një pacient largohet nga spitali. Shumë dezinfektues janë aktivë kundër viruseve, siç është virusi COVID – 19, përfshirë dezinfektuesit spitalorë që përdoren zakonisht. Aktualisht, OBSH – ja rekomandon përdorimin e: • 70% alkool etilik për dezinfektimin e zonave të vogla midis përdorimeve, siç janë pajisjet e dedikueshme të ripërdorshme (për shembull, termometrat); • hipoklorit i natriumit në 0.5% (ekuivalent me 5000 ppm) për sipërfaqe dezinfektuese.

Të gjithë individët që merren me shtratin e ndotur, peshqirët dhe rrobat nga pacientët me infeksion COVID – 19 duhet të mbajnë PPE të përshtatshme para se ta prekin atë, duke përfshirë doreza , një maskë, mbrojtëse të syve (syze ose një mburojë të fytyrës), një përparëse me mëngë të gjata, çizmet ose këpucët e mbyllura. Ata duhet të kryejnë higjienën e duarve pas ekspozimit ndaj lëngjeve të gjakut ose trupit dhe pas heqjes së PPE – së. Mbulesat e ndotura të shtratit duhet të vendosen në qese ose kontenerë të etiketuar qartë, dhe pasi të keni hequr me kujdes çdo jashtëqitje të ngurtë ta vendosni në një kovë të mbuluar për t’u hedhur në tualet. Rekomandohet larja e makinerive me ujë të ngrohtë në 60 − 90°C me larës lavanderie. Lavanderia më pas mund të thahet sipas procedurave rutinë. Nëse larja e makinerisë nuk është e mundur, mbulesat e shtratit lahen në ujë të nxehtë dhe sapun në një kazan të madh duke përdorur një shkop për t’u përzier duke shmangur spërkatjen. Kazani më pas duhet të zbrazet dhe mbulesat e njomura në 0.05% klor lihen për afro 30 minuta. Më pas kazani duhet të shpëlahet me ujë të pastër dhe mbulesat lihen për t’u tharë plotësisht nën rrezet e diellit.

Nëse jashteqitjet janë në sipërfaqe (në rroba ose dysheme), ato duhet të hiqen me kujdes me peshqirë dhe të hidhen menjëherë në mënyrë të sigurt në një tualet ose enë të posaçme. Nëse mbulesat janë me një përdorim, ato duhet të trajtohen si mbeturina infektuese; nëse ato janë të ripërdorshme, ato duhet të trajtohen si mbulesa të ndotura. Zona duhet të pastrohet dhe dezinfektohet (me solucion me bazë klori 0,5%), sipas udhëzimeve të publikuara për procedurat e pastrimit dhe dezinfektimit për jashtëqitjet.

2.6 Asgjësimi i sigurt i ujrave të zeza ose ujit, nga larja e PPE – ve, sipërfaqeve dhe dyshemeve

Rekomandimet e tanishme të OBSH – së thonë të pastroni dorezat, platformat e ripërdorshme të plastikës me sapun dhe ujë dhe më pas të dekontaminoni ato me 0,5% tretësirë të hipoklorit të natriumit pas çdo përdorimi. Dorezat me një përdorim (domethënë nitril ose latex) dhe përparëset duhet të hidhen pas çdo përdorimi dhe të mos ripërdoren; higjiena e duarve duhet të kryhet pasi të hiqet PPE – ja. Nëse ujërat e yndyrshëm përfshijnë dezinfektuesin e përdorur në pastrimin paraprak, nuk ka nevojë të klorinohen ose trajtohen përsëri. Sidoqoftë, është e rëndësishme që uji i ndotur të hidhet në gropa të lidhura me një sistem septik, kanalizime ose në një gropë të njomur. Nëse ujërat e zeza hidhen në një gropë septike, gropa duhet të rrethohet brenda ambienteve të institucionit shëndetësor për të parandaluar ngatërrimet dhe për të shmangur ekspozimin e mundshëm në rast të tejmbushjes.

2.7 Menaxhimi i sigurt i mbetjeve spitalore

Praktikat më të mira për administrimin e sigurt të mbetjeve spitalore duhet të ndiqen, duke përfshirë caktimin e përgjegjësisë, burimet e mjaftueshme njerëzore, materialet për depozitimin e mbeturinave të tilla në mënyrë të sigurt. Nuk ka asnjë provë që kontakti i drejtpërdrejtë, i pambrojtur i njeriut gjatë trajtimit të mbetjeve spitalore të ketë rezultuar në transmetimin e virusit COVID – 19. Të gjitha mbetjet spitalore të prodhuara gjatë kujdesit ndaj pacientëve COVID – 19 duhet të grumbullohen në mënyrë të sigurt në kontenerë të caktuar, të trajtohen, dhe më pas të hidhen ose trajtohen në mënyrë të sigurt, mundësisht në vend. Nëse mbeturinat zhvendosen jashtë spitalit, është thelbësore të qartësoheni se ku dhe si do të trajtohen e shkatërrohen. Të gjithë ata që merren me mbetjet spitalore duhet të mbajnë PPE të përshtatshme (çizme, platformë, përparëse me mëngë të gjata, doreza të trasha, maskë dhe syze, një mburojë të fytyrës) dhe të lajnë duart pas heqjes së saj. Për më shumë informacion referojuni udhëzimit të OBSH – së, ”Menaxhimi i sigurt i mbetjeve spitalore”.

  1. Rëndësia e praktikimit të higjienës së duhur në shtëpi dhe komunitete (WASH)

Ndjekja e praktikave më të mira WASH në shtëpi dhe komunitet është gjithashtu e rëndësishme për të parandaluar përhapjen e COVID – 19.

Kjo vlen edhe kur kujdesemi për të afërm të sëmurë me COVD – 19 në shtëpi. Higjiena e rregullt dhe korrekte e duarve ka një rëndësi të veçantë.

3.1 Higjiena e duarve

Higjiena e duarve në ambiente të tjera jashtë qendrave shëndetësore është një nga masat më të rëndësishme që mund të përdoret për të parandaluar infeksionin COVID – 19. Në shtëpi, shkolla dhe hapësira publike të mbushura me njerëz (siç janë: tregjet, vendet e kultit, stacionet e trenave ose autobusëve) larja e rregullt e duarve duhet të ndodhë para përgatitjes së ushqimit, para dhe pas ngrënies, pas përdorimit të tualetit ose ndërrimit të pelenës së një fëmije dhe pas prekjes së kafshëve. Pajisjet funksionuese të larjes së duarve me ujë dhe sapun duhet të jenë të disponueshme brenda tualeteve.

3.2 Trajtimi dhe mirëmbajtja

Praktikat më të mira WASH, veçanërisht larja e duarve me sapun dhe ujë të pastër, duhet të zbatohen rreptësisht, sepse këto ofrojnë një pengesë të rëndësishme shtesë në transmetimin e COVID – 19 si dhe në transmetimin e sëmundjeve infektive në përgjithësi. Duhet të merret parasysh menaxhimi në mënyrë të sigurt i jashtëqitjeve njerëzore në të gjithë zinxhirin e kanalizimeve, duke filluar me sigurimin e hyrjes në tualete, tualete të pastruara rregullisht, të arritshme dhe funksionuese, si dhe për mbajtjen e sigurt, përcjelljen, trajtimin dhe asgjësimin përfundimtar të ujërave të zeza. Kur ka raste të dyshuara ose të konfirmuara të COVID-19 në ambientet e shtëpisë, duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për të mbrojtur kujdestarët dhe anëtarët e tjerë të familjes nga rreziku i kontaktit me sekrecione të frymëmarrjes dhe jashtëqitjeve, që mund të përmbajnë virusin COVID – 19. Sipërfaqet me prekje të shpeshtë në të gjithë zonën e kujdesit të pacientit duhet të pastrohen rregullisht, përveç tabelave, kornizave të shtratit dhe mobiljeve të tjera të dhomës së gjumit. Tualetet duhet të pastrohen dhe dezinfektohen të paktën një herë në ditë. Sapuni ose pastruesi duhet të përdoren për pastrim së pari, dhe më mbrapa, pas shpëlarjes duhet të bëhet dezinfektimi me solucion që përmban 0.5% hypochlorite natriumi. PPE – të duhet të vishen gjatë pastrimit duke përfshirë maskën, syzet, platformën rezistente ndaj lëngjeve, dorezat; më pas kryhet larja e duarve me një pastrues me bazë alkooli ose sapun dhe ujë pas heqjes së PPE – së.

 

 

 

 

 

 

Shënim rreth përgatitjes së dokumentit

Përmbajtja në këtë përmbledhje teknike bazohet në informacionin aktualisht të disponueshëm në lidhje me virusin COVID – 19 dhe viruseve të tjerë në familjen koronavirus. Ai pasqyron të dhëna dhe këshilla nga mikrobiologët dhe virologët, ekspertët e kontrollit të infeksionit dhe ata me njohuri praktike në lidhje me WASH (Ujë, Sanitet dhe Higjenë) dhe IPC (Produkte Profesionale te Pastrimit) në raste urgjente dhe shpërthime sëmundjesh.

[1] Në përgjithësi, ndërhyrjet e listuara më sipër janë efektive për të parandaluar aktivizimin e viruseve, por performanca mund të ndryshojë shumë në varësi të procesit të prodhimit, llojit të materialeve, modelit dhe përdorimit. Është e rëndësishme të verifikoni performancën e një teknologjie specifike.

[2] Stafi përfshin jo vetëm personelin e kujdesit shëndetësor, por edhe personelin ndihmës siç janë: personeli i pastrimit, higjienistët, stafi i lavanderisë dhe punëtorët e mbeturinave.

Manual për personelin shëndetësor lidhur me shëndetin mendor

                                                                                                                                   KORONAVIRUS COVID-19 

MANUAL PËR PERSONELIN SHËNDETËSOR LIDHUR ME SHËNDETIN MENDOR

Mars 2020

 

Hyrje

Në situata të emergjencës, komuniteti i profesionistëve të shëndetit mendor bashkëpunon për të dhënë informacionet e nevojshme për t’u përballur me situatën dhe ndihmon në diskriminimin e fake neës ose informacioneve që nxisin panikun.

Frika, humbja e kontrollit, padukshmëria e rrezikut ekspozojnë sistemin imunitar përballë një probabiliteti më të lartë për t’u sëmurë.

Stresi nxit shqetësim, inat, dëshpërim, çrregullon ritmin e gjumit dhe krijon probleme me përqendrimin. Duke u bërë kronike, ul aftësinë e trupit për t’u përballur me rrezikun.

Nga ana tjetër, frika, konfuzioni dhe zemërimi dobësojnë mbrojtjen imunitare, kurse emocionet pozitive e forcojnë atë.

 Deri tani, nuk ka akoma vaksinë që e parandalon virusin COVID-19.

Për momentin, ajo që mbetet të bëhet është të mundësohet një përgatitje psikologjike për një përballje të mundshme me virusin, duke u kujdesur për parandalimin e infektimit e duke ruajtur udhëzimet e higjienës. Po ashtu, kjo periudhë qëndrimi me fëmijët e personat e dashur të konsiderohet si një periudhë kur trupi e mendja bashkëpunojnë për të ruajtur qetësinë dhe fuqizuar imunitetin.

 

 

Jo vetëm për personelin shëndetësor: çfarë përfshin kujdesi për veten ?

Të respektohen normat e higjienës, sipas agjencive zyrtare të shëndetit:

 

  • të lahen shpesh duart;
  • të shmanget kontakti i afërt me personat e sëmurë;
  • të shmangen përqafimet dhe dhënia e dorës;
  • të mbahet minimumi 1m largësi me personat e tjerë;
  • të tregohet kujdes për higjienën e frymëmarrjes;
  • të shmanget përdorimi i objekteve të përbashkëta;
  • të mbrohet goja, hunda dhe sytë;
  • të higjienizohet shtëpia dhe vendi i punës me alkool dhe dezinfektues.

 

  1. Të sigurohet informacion duke lexuar apo dëgjuar lajmet, por të caktohen vetëm disa momente gjatë ditës, për të limituar mbingarkesën e informacioneve
  2. Fokusi të jetë emergjenca, por të flitet e të përcaktohen edhe interesa të tjera.
  3. Të caktohen momente specifike për të biseduar për argumentin stresues, mundësisht jo në prezencë të fëmijëve apo personave më të ndjeshëm.
  4. Të tregohet kujdes për mënyrën e komunikimit me personat e tjerë. Të bëhen përpjekje që komunikimi të përcjellë qetësi, siguri, qartësi dhe respekt.
  5. Nëse punohet nga shtëpia, të ruhen sa është mundur oraret e punës dhe, jashtë orarit, t’i dedikohet kohë aktiviteteve të këndshme.
  6. Të krijohet mundësi për të shprehur ndjenja të tilla si lodhja, mbingarkesa, etj. Të krijohet sa më shumë hapësirë të bisedohet me familjarët, të dëgjohet ajo që ata kanë nevojë.
  7. T’i jepet mundësi trupit të shkarkojë tensionin, duke bërë aktivitet fizik (ushtrime në shtëpi vetëm ose bashkë me fëmijët).
  8. Të mundësohet ushqyerje e shëndetshme (ujë, fruta) të shmanget alkooli apo substanca të tjera të dëmshme.

Udhëzime për punonjësit e kujdesit shëndetësor

Problemet praktike dhe këshilla lidhur me menaxhimin e problemeve personale psikologjike të shkaktuara nga situata e emergjencës

Punonjësit shëndetësorë të angazhuar në raste urgjence ofrojnë ndihmë shëndetësore, por edhe mbështetje emocionale për personat e prekur nga ky virus. Kjo nënkupton edhe shfaqjen e vështirësive të tjera, të tilla si përfshirja emocionale në situatën e njerëzve të prekur ose të të afërmve të tyre.

Gjatë kohës së punës mund të përjetohen një ose disa nga problemet e mëposhtme:

  • Mungesë orientimi në situata të ndryshme gjatë të gjenndjes së krijuar.
  • Stres nga ekspozimi i tepërt ndaj problemeve të lidhura me situatën (kërkesat prej viktimave, nevoja për t’u përballur, etj.)
  • Pafuqi dhe ndjesi pamjaftueshmërie për të funknsionuar në kapacitet të plotë.
  • Ndjesi të të qenit të mbizotëruar nga situata dhe vështirësi të perceptimit të limitit.
  • Identifikim me të prekurit ose të afërmit e familjarët e tyre.
  • Acarim dhe shqetësim për shkak të mungesës së njohurive lidhur me situatën dhe nevojat specifike.

 

Kur mbaron turni dhe kthehen në shtëpi, mund të përjetohen një ose disa nga problemet e mëposhtme:

  • Ndjesitë e trishtimit, fajit, zemërimit, frikës, konfuzionit, ankthit, etj.
  • Ndonjëherë mund t’u duket sikur nuk “ndjejnë” asnjë emocion.
  • Mund të zhvillojnë edhe reaksione somatike sikurse janë shqetësimet fizike (dhimbje koke, çrregullime gastrointestinale, etj.), vështirësi për t’u qetësuar.

Në situata emergjence, kur një ngjarje e rëndë kritike prek një popullatë të tërë, si në rastin e përhapjes së koronavirusit COVID-19, krijohet një situatë e rënduar emocionale tek individët, komuniteti, si dhe tek vetë punonjësit e shërbimeve shëndetësore.

Kjo ngjarje kritike shkakton edhe tek punonjësit në institucionet shëndetësore gjendje emocionale të rënduara, aq sa shpesh mund të ndikojnë në aftësinë e funksionimit, si gjatë orarit të punës, ashtu dhe më pas.

Gjithsesi, ka edhe dallime individuale për sa i përket shfaqes, kohëzgjatjes dhe intensitetit të reagimeve. Meqenëse përjetime të tilla janë subjektive, tek disa persona mund të shfaqet vetëm ndonjë prej këtyre reagimeve, tek të tjerë disa prej tyre njëkohësisht, gjatë një dite ose gjatë një periudhë më të gjatë kohore.

 

 

Reagimet e zakonshme tek personeli shëndetësor në rastin e emergjencës nga koronavirusi

 

Ndërhyrja për ndihmë ndërtohet me periudha të ndryshme dhe secila nga ato është e lidhur me reagime specifike. Reagimet  më të zakonshme që mund të zgjasin për një periudhë prej disa ditësh ose edhe disa javësh përfshijnë:

  • Paraqitja e imazheve ose mendimeve ndërhyrëse: imazhe të përsëritura të situatave problematike dhe mendime shqetësuese të lidhura me ngjarjen, kundër vullnetit personal.
  • Ndjesitë e ankthit ose frikës së tepërt: rritje e ndjenjës së shqetësimit, shfaqja e frikërave të reja.
  • Tendenca për shmangie: zvaritja e punëve, mungesa e motivit për t’u kthyer përsëri në punë, mendime për braktisjen e punës, etj.
  • Reagime të tepruara ndaj stresit të zakonshëm: pamundësia për të ruajtur kufirin e përshtashëm në reagimet ndaj nxitësve të jashtëm.
  • Rritja e acarimit: shfaqja e episodeve të zemërimit ose inatit të pamotivuar.
  • Ndjesi izolimi: ndjenja e braktisjes dhe e vetmisë, dëshirë për t’u izoluar në vetmi  dhe për të mos komunikuar me askënd.
  • Konfuzion mendor: vështirësia në përqendrim, vështirësi për të marrë vendime, dëmtim i aftësisë së gjykimit normal.
  • Probleme në marrëdhënie: vështirësi në marrëdhëniet me kolegët, me anëtarët  e familjes, miqtë, etj.
  • Vështirësi me gjumin ose vështirësi për t’u ushqyer: vështirësi për të rënë në gjumë, zgjime të shpeshta dhe makth ose hipersomni (gjumë i tepërt).

Fazat e reagimeve të personelit shëndetësor

Në një situatë emergjence, janë evidentuar disa faza të reagimeve të punonjësve të përfshirë në kujdesin konkret për pacientët e prekur ose të dyshuar me koronavirus. Këto faza janë:

  • Alarmi është fazë, e cila fillon kur merret informacion për ngjarjen kritike, për një vlerësim paraprak se ku duhet ndërhyrë. Mund ta vlerësojmë si impakti i parë me ngjarjen kritike.

 

Reagimet më të zakonshme në këtë fazë janë:

  • fizike: shpejtimi i rrahjeve të zemrës, rritja e presionit të gjakut, vështirësi në frymëmarrje;
  • konjitive: çorientim, vështirësi për të kuptuar informacionin e marrë dhe për të kuptuar seriozitetin e ngjarjes;
  • emocionale: ankth, panik, bllokim, ndrojtje;
  • të sjelljes: ulje e efikasitetit, shtim i nxitjes për të vepruar, vështirësi në komunikim.
  • Mobilizimi paraqet momentin në të cilin fillohet të veprohet konkretisht. Në këtë faze, përvojat dhe reagimet e fazës së mëparshme paraqiten në intensitet më të ulët. Këto konsiderohen si faktorë të rimëkëmbjes dhe ekuilibrit dhe, me kalimin e kohës, ndodh kalimi i qëllimeve në veprime të koordinuara dhe bashkëveprim efektiv mes aktorëve të përfshirë.
  • Angazhimi është momenti në të cilin fillojnë ndërhyrje konkretet me ndihmat për të prekurit, të dyshuarit, të afërmit e tyre, etj. Emocionet e përjetuara mund të jenë të ndryshme dhe, ndonjëherë, në kundërshtim midis tyre.

Reagimet më të zakonshme në këtë faze janë:

  • fizike (trupore): rritje e rrahjeve të zemrës, presionit, ritmit të frymëmarrjes, përzierje, djersitje, dridhje.
  • konjitive: probleme me kujtesën, çorientim, konfuzion, humbje e objektivitetit, vështirësi në të kuptuar.
  • emocionale: ndjenja të euforisë, ankthit, zemërimit, trishtimit, dëshpërimit, mungesës së ndjenjave.
  • të sjelljes: hiperaktivitet, rritje e përdorimit të duhanit, alkoolit ose substancave, humbja e efikasitetit dhe efektivitetit në veprimet e përditshme.
  • Rraskapitja është momenti që ndodh në fund të punës ose shërbimit, kur punonjësit kthehen në familjen dhe në rutinën e tyre sociale. Përmbajtja kryesore që karakterizon këtë fazë janë:
  • ngarkesa emocionale, me përvoja të shumta dhe intense, e cila gjatë punës ishte e shtypur dhe, me rikthimin e normalitetit, shfaqet përsëri;

Përfundimisht, sipas fazës dhe subjektivitetit të secilit individ të angazhuar konkretisht në ndërhyrje të tilla, reagimet fizike, konjitive, emocionale dhe të sjelljes, që mund të ndodhin, janë të shumta dhe të ndryshme. Kështu që është shumë e rëndësishme që ata të kenë njohuri për menaxhimin e reagimeve të tyre në situata të ndryshme, sidomos ato urgjente. Në raste të tilla është thuajse  e pamundur të mos ndjehet mbingarkesë, mungesë pafuqie dhe mungesë kontrolli. Kështu, është thelbësore të kërkohet mbështetje specifike, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit të tyre.

Për ta kaluar sa më shpejt dhe pa pasoja problemet emocionale në situata të tilla, personeli duhet të përpiqen që:

  • Të dinë të njohin reagimet emocionale të vetes dhe vështirësitë që mund të kenë gjatë dhe pas ekspozimit, në mënyrë që të reduktojnë sa më shpejt nivelin e shqetësimit personal.
  • Të mos përpiqen të mohojnë ndjenjat e tyre, por të mbajnë parasysh se është normale; të gjithë mund të kenë reagime emocionale pas një ngjarje kaq të ngarkuar emocionale.
  • Të dinë si të monitorojnë reagimet e tyre fizike dhe emocionale, duke njohur mënyrat personalm. hapësirat e tyre të pushimit dhe të përpiqen të rifitojnë energjitë fizike e mendore
  • Të mos harrojnë se nuk janë vetëm, por i gjithë komuniteti është pjesë e një sistemi i cili po kalon të njëjtat vështirësi emocionale.
  • Të vëzhgojnë gjendjen emocionale të vetes, pa e gjykuar negativisht.
  • Të flasin për ngjarjet kritike që kanë ndodhur gjatë punës, sepse kjo mund t’i ndihmojë në çlirimin e ngarkesës emocionale.
  • Të respektohen reagimet emocionale të të tjerëve, edhe kur ato duken të vështira për t’u kuptuar nga pikëpamja e tyre.
  • Të mbrojnë ekuilibrin e tyre emocional duke u përdorur të dhëna nga sistemet mbështetëse të ofruara për këtë situatë.
  • Të kërkojnë mundësinë e aksesit në mjete të specializuara për mbështetjen dhe parandalimin e reagimeve post-traumatike që mund të aplikohen menjëherë dhe në mënyrë efektive, gjatë dhe pas përfundimit të punës.
  • Nëse reagimet vazhdojnë dhe nuk vihet re ndonjë përmirësim, mund të jetë e nevojshme të kontaktohet një specialist për trajtimin e problemeve të shëndetit mendor, që me një cikël të shkurtër takimesh individuale ose në grup, mund të ndihmojë për përballimin e situatës.

 

 

Këshilla për kujdesin ndaj shëndetit mendor të pacientëve gjatë kryerjes së detyrës

Në punën me pacientë të prekur apo të dyshuar personeli duhet të përpiqet që të shfaqë:

  1. Proaktivitet: personeli këshillohet të mundohet të parashikojë pyetjet dhe nevojat e pacientëve.
  2. Largimi i fokusit nga humbjet: personeli këshillohet të përqëndrohet tek shërimi, parandalimi, përqindjet e ulëta të vdekjes.
  3. Empati dhe mirëkuptim: personeli këshillohet të përcjellë tek pacientët idenë se ndjenja e frikës është normale, duke i informuar edhe për efektet e frikës.
  4. Punë kundrejt pasivitetin: personeli duhet të nxisë e sugjerojë aktivitete që nxisin një stil jete të shëndetshëm dhe mirëqenie.
  5. Mosgjykimi negativisht i vetes: çdokush mund të bëhet i paduruar, por ekziston gjthmonë mënyra për t’u riparuar kjo sjellje dhe për të kërkuar falje.
  6. Sinqeritet dhe ndershmëri: personeli duhet të arsyetojë mbi faktet, bazuar në informacionin që ka.

Nga ana tjetër duhet të përpiqen që të shmanginë:

  1. Reagime me sjellje mohuese;
  2. Fokusimin mbi rastet negative;
  3. Distancimin nga pacienti;
  4. Përdorimin e thënieve të zakonshme të përgjithshme, pasi pacientët kanë nevojë për komunikim real.
  5. Mohimi e të drejtës për të ndarë ndjenjat.

 

Çfarë mund t’u këshillojnë personeli prindërve dhe personave që kujdesen për fëmijët:

Prindërit duhet të kenë të qartë se besimi i fëmijëve ndaj prindërve e ndaj të afërmve është i domosdoshëm. Ata duhet të dinë se nuk mund t’i qetësojnë dot fëmijët, pa arritur të qetësojnë veten.

Prindërit duhet të kujdesen t’u japin fëmijëve informacione të qarta dhe të vërteta sipas moshës së tyre dhe aftësive të tyre për t’i kuptuar..

Prezenca e prindërve dhe të afërmeve u jep fëmijëve një ndjenjë sigurie dhe i mbron nga ekspozimi i tepërt i fytyrave të frikësuara.

Të flasin për frikën. T’u thonë atyre që të gjithë kanë frikë. Frika është një emocion që shërben shumë për t’u përballur me veshtirësitë, tregon që ka një rrezik dhe se duhet të gjendet një mënyrë për t’u përballur.

Shkencëtarët dhe mjekët më të mirë të botës po punojnë për të gjetur ilaçin që mund të shërojë këtë sëmundje. Fëmijët duhet të dinë që nuk jemi vetëm, e gjithë bota po ndihmon dhe të gjithë bashkë do t’ia dalim. Në të kaluarën, njerëzit kanë kaluar epidemi e luftëra e janë ngritur përsëri në këmbë, vështirësitë i kanë bërë gjithmonë e më të përgatitur për rreziqet dhe nga epidemitë është arritur të krijohen ilaçe që na ndihmojnë në një shërim më të shpejtë.

 

MBROJTA E PERSONELIT MUNDËSON MBROJTJEN MË TË MIRË TË POPULLATËS.