MASA NË DREJTIM TË PËRFORCIMIT TË KONTROLLIT NË PIKAT KUFITARE
1. Instituti i Shëndetit Publik në koordinim me Inspektoratin Shëndetësor Shtetëror, Autoritetin Portual në Durrës dhe Operatorin shëndetësor ka përgatitur dhe vënë në zbatim listën e pyetjeve mbi kontrollin e udhëtarëve për rastet e dyshimta me sëmundje infektive (për të evidentuar specifikisht COVID – 19) për çdo pikë kufitare të të gjitha niveleve tokësore, detare dhe ajrore; ku merren të dhënat e sakta në të njëtën kohë mbi vendbanimin, vendnisjen e udhëtimit dhe transitit, por dhe të dhëna klinike mbi infeksionin respirator apo shenja klinike me mbizotërim të temperaturës dhe rrufës.
2. Është hartuar protokolli mbi Sëmundjen e shkaktuar nga COVID – 19 dhe rregullat e njoftimit dhe ndjekjes së rasteve të dyshuara në aeroplan, aeroport, porte, pika kufitare tokësore duke përshtatur atë të SARS-it, si dhe udhëzues të tjerë.
3. Është hartuar skeda e udhëtarit për çdo nivel të pikave kufitare detare, tokësore dhe ajrore nga e cila merren të dhëna demografike: vendbanim, emër, mbiemër, nr e kontaktit, vendnisjen dhe transitin e udhëtarit. Informacion i shpejtë në dy gjuhë, që është në proces për të gjitha linjat e udhëtimit.
4. Në të gjitha pikat kufitare tokësore dhe detare, është tentuar të ketë një mjedis të veçantë për qëndrimin e përkohshëm të rastit të dyshuar duke zbatuar algoritmin e pritjes dhe transportit të rasteve të dyshuara.
5. Në aeroportin “Nënë Tereza” dhe atë të portit të Durrësit ka mjedise të caktuara për izolimin, si dhe karantinën e përkohshme.
6. Janë kryer trajnime në pikat kufitare me personelin e shëndetit publik dhe të pikave kufitare.
7. Inspektorati Shëndetësor Shtetëror po kryen në mënyrë sistematike vlerësimin monitorimin mbi dezinfektimin dhe kushtet higjieno-sanitare të të gjitha pikave doganore të çdo niveli.

Në 24 orët e fundit numri i thirrjeve në nr. 127 dhe numri i udhëtarëve që kanë hyrë në të gjitha pikat kufitare; në vijimësi po kryhet survjeanca e përforcuar në pikat kufitare, ajore, detare dhe tokësore duke kryer monitorimin e temperaturës për të gjithë udhëtaret që hyjnë në Republikën e Shqipërisë.

Data Numri i udhëtarëve që hyjnë në pikat kufitare Numri i thirrjeve në Urgjencën Mjekësore
08 / 03 / 2020 20 339 1 391
09 / 03 / 2020 28 320 1 189
10 / 03 / 2020 1 128