Dr. Silva Bino – Komunikimi i përditshëm i Task-Forcës për koronavirusin e ri

#COVID-19

Komunikimi i përditshëm i Task-Forcës për koronavirusin e ri

Dr. Silva Bino

Deri tani nuk ka asnjë rast me COVID-19, ndërsa ka përfunduar testimi i 58 rasteve të dyshuara me shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi, por po testohen edhe raste që nuk kanë histori udhëtimi por që kanë sëmundje të rëndë respiratore akute dhe që nuk kanë një shkak tjetër që shpjegon këtë sëmundje.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon qytetarët që kanë simptoma si temperaturë, kollë apo vështirësi në frymëmarrje, të telefonojë Urgjencën Kombëtare 127!